
Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait, ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt për të qëndruar me familjen për rreth 2 orë.
Më pas Thaçi, nën masa të larta të sigurisë, është drejtur për në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit “EULEX”, ku do të qëndrojë deri nesër.
Shumë qytetarë janë mbledhur edhe para selisë së "EULEX"-it, ku kanë brohoritur “Thaçi, Thaçi”. Jashtë shtëpisë të tij vazhdimisht kanë qëndruar qytetarë të cilët prisnin ta shihnin e ta ngushëllonin për babain.
Kutojmë se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kreu sot homazhet në varrin e babait të tij të ndjerë, Haxhi Thaçi i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.
I shoqëruar nga eskorta e sigurisë së Eulex, Thaçi shkoi në varreza së bashku me një kurorë me lule në dorë ku në të ishte shkruar një mesazh prekës ku shprehte dhimbjen e të mosqenurit prezentë pranë të atit ditën e varrimit.