Hapësire reklamuese

Rajoni

Nga takimi me Ramën tek inspektimi i kampit të emigrantëve, Georgia Meloni vjen nesër në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Nga takimi me Ramën tek inspektimi i kampit të emigrantëve,
FotoArkiv/ Edi Rama - Meloni

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni do të vizitojë nesër Shqipërinë. Meloni do të pritet në Tiranë nga kryeminstri Edi Rama.

Mediat italianë bëjnë me dije se vizita e kryeministres Meloni është në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri. E teksa vjen për javën e Kulturës në Shqipëri, Meloni do të inspektojë punimet dhe në Gjadër të Lezhës, ku do të priten emigrantët që kapen në det në Itali, pas një marrëveshje të nënshkruar me Shqipërinë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij nga Italia, Girogia Meloni më 6 nëntor 2023 nënshkruan një marrëveshje, ku Shqipëria do jetë vend pritës për emigrantët që shpëtohen në det, jo për ata që mbërrijnë në territorin italian.

Dy qendrat në Shqipëri do të kenë një kapacitet për 3 mijë persona në muaj. Një nga qendrat pritet të ndërtohet në Shëngjin, ku Italia do të kujdeset për financat dhe procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa qendra tjetër do të ndërtohet në Gjadër.

Gjithashtu dhe Meloni deklaroi se në Portin e Shëngjinit do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese