Emisioni grek “The Reunion” me gazetarët e Saki Tanimanide dhe me George Mauride ishin për një vizitë në Shqipëri. Dy moderatorët e njohur episodin e radhës së emisionit e zhvilluan të Tiranë.
Ata me të mbërritur në Tiranë, kanë vizituar Piramidën, ku janë takuar me disa fëmijë që po ndërtonin një robot, ndërsa më pas kanë zhvilluar një takim me Noizyn.
E siç e ka zakon shqiptari, Noizy i “qerasi” me një drekë në një nga lokalet luksoze të Tiranës. Gazetarët dhe reperi patën një bisedë të gjatë për karrierën e Noizy, arritjet e tij, por edhe për projektet e ardhshme.
Më pas reperi është bërë për pak momente “taksisti” i dy gazetarëve , të cilët me “Lamborghini”, i ka shoqëruar në Kryeministri.
Më pas aty dy gazetarët zhvilluan një takim me kreun e qeverisë. Edhe gjatë këtij takimi nuk kanë munguar batutat, por një “lojë” basketboll.
Po ashtu Rama tha se shqiptarët kanë shumë të përbashkëta me grekët dhe e vetmja gjë që na ndan është gjuha që flasim ndryshe.
"Mund të kemi gjuhë tjetër, por nuk kemi dallim tjetër", tha Rama gjatë këtij takimi.
Po ashtu Rama dhe gazetari kanë bërë disa portrete dhe i kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në kujtim të këtij takimi. Në mbrëmje dy gazetarët kanë shijuar lokalet e natës në Tiranë nga muzika greke, e deri te koncerti i Noizyt.
Para se të largoheshin nga Tirana, ata e kanë cilësuar kryeqytetin si një ndërthurje mes të vjetrës me të renë. Ata madje kanë takuar edhe piktorin Helidon Haliti, i cili ka folur edhe për pikturat murale nëpër pallatet e Tiranës që i japin edhe më shumë ngjyra kryeqytetit.
Por udhëtimi nuk do të përfundonte këtu, pasi ditën tjetër ata zhvilluan një takim në Derviçan me minoritetin grek. Mes këngëve polifonike, ata njohin realitetin e këtyre njerëzve, që mbajnë gjallë identitetin grek.