Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Në një intervistë për median britanike, Kurti: Putin po e kthen Serbinë në një "Rusi të vogël të Ballkanit"

Shkruar nga Newsbomb
Në një intervistë për median britanike, Kurti: Putin po e
Foto ilustruese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se Kremlini po përdor Serbinë për të përhapur dezinformata kundër aleatëve të Ukrainës.

Në një intervistë për prestigjozen britanike “The Times”, Kurti është shprehur se Rusia po punon me Serbinë kundër vendeve ballkanike që po veprojnë në mbështetje të Ukrainës duke përdorur fushata dezinformuese dhe sulme kibernetike.

Rusia po punon me Serbinë në fushata dezinformuese dhe sulme kibernetike kundër vendeve ballkanike që po mbështesin Ukrainën, ka paralajmëruar kryeministri kosovar”,- thuhet në artikullin e publikuar nga “The Times”.

Nisur nga publikimi, Kurti ka vijuar më tej duke thënë se Serbia po vepron si një “Rusi e Vogël” në Ballkan, që po përpiqet të destabilizojë dhe të nxisë tensione në vendet e këtij rajoni. Sipas kryeministrit, Kurti mënyra se si mediat serbe pasqyrojnë konfliktin Rusi- Ukrainë tregon për një alenacë midis tyre si dhe mbështetje që Beogradi i ofron Kremlinit.

Në Ballkan, Serbia po vepron si një “Rusi e vogël”. Mënyra se si mediat serbe kanë pasqyruar konfliktin në Ukrainë, duke pretenduar menjëherë pas pushtimit rus se Ukraina ka sulmuar Rusinë, tregon mbështetjen e tyre për Rusinë”,- shprehet Kurti në artikullin e publikuar.

Gjithashtu Kurti shtoi se dezinformimi po vepron si një front i dytë i luftës, me mediat serbe që paraqesin ngjarjet në veri si të provokuara nga Qeveria e Kosovës. Kurti u shpreh se qëllimi i këtyre operacioneve është të provokojnë përplasje të mëtejshme dhe të shpërndajnë lajme të rreme.

Media britanike është ndalur edhe në ndihmën ushtarake që Kosova ka ofruar për Ukrainën si dhe ndalimin e shtetasve rusë në vende. ka përmendur ndihmën ushtarake që Kosova ka ofruar për Ukrainën, miratimin e rezolutës për strehimin e refugjatëve ukrainas si dhe ndalimin e shtetasve rusë në Kosovë.

“Albin Kurti, udhëheqësi pro-perëndimor i vendit të vogël, i cili u nda nga Serbia pas luftës së viteve 1998-99, tha se Kremlini po përdorte lidhjet e tij me Beogradin, një aleat i vendosur, për të ndezur tensionet ekzistuese në ish-Jugosllavi.

Kosova ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë predha mortajash dhe automjete të blinduara, dhe është pjesë e një koalicioni shumëkombësh të çminimit në vend. Ajo gjithashtu ka miratuar një rezolutë për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas dhe ka ndaluar shtetasit rusë të hyjnë në Kosovë. Një flamur i madh ukrainas është ekspozuar në qendër të kryeqytetit të Prishtinës”,- përfundon artikulli i The Times.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese