Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Në kërkim nga Gjermania për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet ushtari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim nga Gjermania për trafikim të lëndëve
Foto ilustruese

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave vendase, shqiptari i identifikuar si Hristos Xheka me origjinë nga Thumana e Krujës ka qenë duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Spartë, duke qenë se rezulton me shtetësi greke.

I riu është ndaluar nga efektivët e policisë së Spartës në bashkëpunim me ata të Githios sapo ka dalë nga reparti ushtarak. Më herët ndaj tij, ishte lëshuar një urdhër europian arresti nga Gjermania për përfshirje në organizatë kriminale.

Duke u nisur nga dosja hetimore e publikuar, thuhet se 24- vjeçari shqiptar rezultonte i shpallur në kërkim që prej 8 nmajit të këtij viti për shitje të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale, teksa dyshohej se ai ishte përfshirë në këtë veprimtari që prej mesit të tetorit 2023 deri në 2 mars 2024 në Dortmund dhe vende të tjera të Gjermanisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese