Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova që tentoi të hynte në Shqipëri (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 36-vjeçari nga
Pika kufitare e Morinës

Një 38-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 6 vjet burg për trafikim të narkotikëve në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar teksa po përpiqej të hynte në Shqipëri.

Ky arrestim është realizuar nga Shërbimi i Policisë Kufitare të Morinës, i cili ka intensifikuar masat për të parandaluar aktivitetet ilegale në kufi dhe për të ndaluar individët që janë nën kërkim.

Arrestimi i Burim Bajramit nga Gjilani u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranën. Gjatë verifikimeve, rezultoi se Bajrami kishte një dënim të dhënë nga Gjykata e Gostivarit dhe kishte mbetur për të vuajtur rreth 1.5 vjet burgim.

Aktualisht, Interpol Tirana po vazhdon procedurat në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të realizuar ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në RMV, me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, arrestohet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari nga Kosova.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.


Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Burim Bajrami, 38 vjeç, banues në Gjilan.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gostivarit e ka dënuar me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese