Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Në gjendje të rëndë shëndetësore, kryeministri grek viziton në spital kryepeshkopin Anastas Janullatos

Shkruar nga Newsbomb
Në gjendje të rëndë shëndetësore, kryeministri
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka vizituar pasditen e kësaj të diele kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos i cili prej dy ditësh po trajtohet në spitalin “Evangelismos”, Athinë.

Sipas burimeve qeveritare, Mitsotakis u informua nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, për gjendjen e rënduar shëndetësore.

Media greke Protothema raportoi më herët se Kryepeshkopi Anastas Janullatos 95-vjeçar gjendet në një gjendje kritike për jetën.

Kryepeshkopi i Shqipërisë është transportuar të premten me një avion të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë, në spitalin “Evangelismos”.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk është intubuar dhe arrin të komunikojë mjaft mirë me mjedisin përreth, ndërsa i është nënshtruar disa analizave laboratokrike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese