Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Vuçiç i jep “ultimatum” trajnerit serb Stojkoviç: Do shkoni atje për t’i mposhtuar ata!

Shkruar nga Newsbomb
Ndeshja Shqipëri-Serbi, Vuçiç  i jep “ultimatum”
Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç Piksi dhe presidenti Aleksandar Vuçiç

Gjatë një tubimi të partisë së tij në Nish, presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua nga skena trajnerit të ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç Piksi ku i jep “ultimatum”: Në qershor do luani kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!

Këtë deklaratë Vuçiç e ka bërë kur kanë mbetur më pak se tre javë nga përballja sportive Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në Tiranë.

“E pashë pak më parë dhe e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç. Një legjendë e Nishit, ‘Piksi’ nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, - tha Vuçiç.

Stojkoviç i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai.

Shqipëria dhe Serbia do të luajnë më 7 qershor në Arenën Kombëtare, prej orës 20:45. Ndeshja e tretë e Grupit K kualifikues të Botërorit 2026 do të zhvillohet pa praninë e mbështetësve serbë në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese