Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kosova. Mësohet se babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të diele.
Haxhi Thaçi ka mbyllur sytë përgjithmonë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës aty ku prej kohësh ndodhej për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.
Jo më larg se tre ditë më parë Haxhi Thaçi u vizitua në spital nga djali i tij, Hashim Thaçi. Ish presidenti, i cili prej vitit 2020 ndodhet në paraburgimin e Hagës, mori leje nga Gjykata Speciale dhe shkoi të vizitonte të atin në spital. Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Të shumtë ishin ata qytetarë të cilët ishin mbledhur jashtë spitalit për ti dhënë mbështetje ish-presidentit dhe për t’i treguar që populli i Kosovës është me të.