
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se po përgatisin një letër për Bashkimin Europian. Kjo letër e Maqedonisë drejtuar BE, vjen pasi është marrë vendimi që të ndahet rruga e saj drejt integrimit europian u nda nga ajo e Shqipërisë.
Kryeministri maqedonas thotë se po përgatit një letër për se si do të vazhdohet procesi i negociatave.
“Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kemi një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Nuk do të isha dakord që nuk ka optimizëm. Nuk do të pajtohesha me qëndrimin se nuk ka mirëkuptim për qëndrimet tona”, tha Mickoski.
Fundjavën e kaluar, kryeministri njoftoi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do të drejtohet dhe do të punojë me Komisionin Evropian dhe partnerët për të gjetur një zgjidhje dinjitoze dhe në përputhje me interesat kombëtare dhe ritheksoi se nuk pranon diktat.
Kujtojmë që pak jaë më parë BE mori vendimin që të ndërpriste rrugën e përbashkët të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në Be, ku Shqipëria do të vijoj tashmë e vetme përpara.