Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ndarja nga jeta e babait të Hashim Thaçit! Homazhet do të mbahen ditën e nesërme në Komunën Skenderaj

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e babait të Hashim Thaçit! Homazhet do të
Haxhi Thaçi

Ceremonia e varrimit për Haxhi Thaçin babai i sh-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të mbahen ditën e nesërme (18 mars) në ambientet e palestrës “Ilaz Koda”.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna Skenderaj, të cilët do të organizojnë të gjithë ceremoninë e homazheve.

Homazhet në nder të Haxhi Thaçit do të nisin nga ora 09:00 e do të vijojnë deri në orën 12:00 të mesditës.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Me pikëllim të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se është ndarë nga jeta Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura.

Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt:

Homazh pranë arkivolit:

Data: 18 mars 2025

Ora: 09:00 – 12:00

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Mbledhja komemorative:

Data: 18 mars 2025

Ora: 12:00

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Varrimi i të ndjerit:

Data: 18 mars 2025

Ora: 15:00

Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.

E Pamja e familjes Thaçi:

Data: 19 – 21 mars 2025

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”.

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë më 16 mars në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës aty ku prej kohësh ndodhej për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Jo më larg se katër ditë më parë, Haxhi Thaçi u vizitua në spital nga djali i tij, Hashim Thaçi. Ish presidenti, i cili prej vitit 2020 ndodhet në paraburgimin e Hagës, mori leje nga Gjykata Speciale dhe shkoi të vizitonte të atin në spital.  Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese