
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar ka ushtruar dhunë barbare ndaj fëmijëve dhe gruas së tij.
Djali i mitur 13-vjeç në gjendje të rënduar psikologjike ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë, duke thënë se babai i dhunon.
“Ejani, na ndihmoni, babai po na rreh”, ka qenë kjo telefonata që djali 13-vjeçar ka bërë në polici.
Menjëherë policia shkoi në vendin e ngjarjes, ku gjeti dy fëmijët e mitur jashtë banesës duke qarë. Më pas kanë mësyrë në banesë, ku kanë gjetur 47-vjeçarin shqiptar duke dhunuar partneren e itj 42-vjeçare, po ashtu me origjinë shqiptare.
Fëmijët dhe gruaja janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe psikologjike, ndërsa dhunuesi ndodhet në paraburgim.