Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Mosmarrëveshjet me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Mitsotakis: S'kam lobuar kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Shkruar nga Newsbomb
Mosmarrëveshjet me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mohuar akuzat se Greqia po lobon kundër vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian.

Në një intervistë të dhënë për podkastin britanik “The Rest is Politics”, Mitsotakis deklaron se ai dhe vendi i tij  nuk kanë kërkuar që të shtyhet procesi i anëtarësimit të këtyre vendeve, por ka kërkuar shqyrtimin e procesit të zgjerimit, ndërsa shton se e mbështesin plotësisht integrimin e këtyre vendeve në BE.

Duke u nisur nga mosmarrëveshjet e fundit të Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mitsotakis shprehet se këto konflikte politike nuk do të ndikojnë rrugën e tyre të integrimit, por raportin që ato kanë me shtetin helen.

Për Mitsotakis, thyerja e Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut mosmarrëveshjet me Shqipërinë për çështjen e Belerit nuk shtë një problematikë që ndikon Greqinë, por vetë procesin e tyre të anëtarësimit, pasi liderët e rinj të Maqedonisë së Veriut dhe qeveria shqiptare duhet të kuptojnë se për t’u afruar me Evropën, ato duhet të respektojnë legjislacionin evropian dhe të bëjnë përparim në lidhje me çështjet që lidhen me sundimin e ligjit.

Kam pasur disa çështje reale me Marrëveshjen e Prespës, të cilën e ka lidhur qeveria e kaluar.

Por e kam respektuar. Ne u përpoqëm të bashkëpunonim me Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë në udhëtimin e saj evropian. Por, për t’u afruar me Evropën, duhet të respektohet legjislacioni evropian dhe të bëhet përparim në çështjet që lidhen me sundimin e ligjit. Çfarë do të thotë, në praktikë të bëhesh anëtar.

Cilat janë ndoshta fazat e ndërmjetme që ne mund të vendosim për këto vende në mënyrë që ata të kuptojnë se ndërsa përparojnë, do të ketë përfitime. Sepse tani duhet të jemi të sinqertë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk besojnë se do të bëhen pjesë e familjes evropiane. Është një problem i madh”,- tha Mitsotakis në intervistën e tij në podkastin britanik.

Kujtojmë se më herët gjatë daljeve të tij publike, kryeministri grek, Mitsotakis ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që të rishikojnë veprimet e tyre, pasi rruga e anëtarësimit drejt BE-së kalon nga Athina.

Mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut lindën pas vendimit të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska për ta quajtur vendin “Maqedoni” dhe jo sipas emrit kushtetues në ceremoninë e betimit. Ky akt i saj, u kritikua ashpër nga Athina Zyrtare, pasi u cilësua si thyerje e Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar më herët midis vendeve.

Ndërkohë, marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, u tensionuan pas arrestimit të kandidatit për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri, ku Greqia e akuzon qeverinë shqiptare se arrestimi i tij është politik dhe se ka thyer ligjin evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese