
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme 15 janar ka propozuar si kanditat për President të Republikës, kreun e Parlamentit Konstantinos Tasoulas.
Për miratimin e propozimit nga kryeministri do të mbahet më 25 janar në Kuvend.
“Në periudhën e ardhshme dhe në një mjedis ndërkombëtar të trazuar, vendi ka nevojë për një President të Republikës me një histori të gjatë në publik dhe me një karakteristikat politike”, tha kryeministri i Greqisë.
Teksa shtoi që emri i Tassulas ka një dakordësi të gjerë dhe provë për këtë është fakti që u zgjodh tre herë si kryetar i parlamentit, me 283,270 dhe me 249 vota.
Kryetari i parlamentit ka reaguar pas deklaratës të Mitsotakis ku vuri në pah si prioritetet kryesore ruajtjen e unitetit kombëtar dhe funksionimin harmonik.