Hapësire reklamuese

Rajoni

Mitsotakis i ashpër me Maqedoninë e Veriut: Nuk mund të luani me Athinën për çështjen e emrit

Shkruar nga Newsbomb
Mitsotakis i ashpër me Maqedoninë e Veriut: Nuk mund të luani me
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur sërish për marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë e Veriut. Mitsotakis kritikoi mandatarin e ri të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, të dalë nga zgjedhjet e 8 majit se nuk duhet të vazhdojë me këtë retorikë që në fillim të marrjes së detyrës.

Sipas kryeministrit grek, Mickoski duhet të zbatojë Marrëveshjen e Prespës, përndryshe ai do të përballet me pasoja për shkak të këtyre veprimeve, ndërsa shton se mund të vihet në një pozitë të pakëndshme gjatë takimit në Samitin e NATO-s.

Ju më pyesni se çfarë po ndodh, unë ju them se nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse insiston në këtë retorikë që nga momenti i marrjes së detyrës, do ta gjejë veten në një pozitë shumë të pakëndshme kur të takohemi në Samitin e NATO-s”,- tha kryeministri grek.

Mitsotakis shpjegoi se Marrëveshja e Prespës mundëson emër të vetëm për përdorim të përgjithshëm, jo ​ formulë të dyfishtë dhe përsëriti edhe një herë se mosmarrëveshja mund të krijojë probleme në marrëdhëniet me Greqinë, me NATO-n dhe BE-në.

Sigurisht që do ta ngre dhe mendoj se do të kem shumë aleatë në këtë përpjekje. Shkupi duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për një çështje të tillë, sepse nëse vendi do të përpiqej për një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur shumë vite më parë.

Shkupi ka hyrë në NATO pikërisht përmes Marrëveshjes, e cila ka problemet e veta, por ka dhënë një emër për të gjithë dhe nëse kjo sfidohet, le ta dijë Maqedonia e Veriut se do të ketë probleme të mëdha, jo vetëm në marrëdhëniet e saj bilaterale me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet e saj si në NATO ashtu edhe me Bashkimin Evropian, në të cilin ka ambicie të bëhet anëtare në një moment”,- përfundoi Mitsotakis.

Gjatë një deklarate të dhënë më herët, kryeministri maqedonas, Mickoski u shpreh se nuk mund të cenohet e drejta dhe vendimet personale të zyrtarëve për t’ju drejtuar vendit, për aq kohë sa në dokumentet zyrtare është përdorur emri kushtetues i Maqedonisë së Veriut.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut u tensionuan pas vendimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska për t’a quajtur vendin “Maqedoni” gjatë ceremonisë së betimit dhe jo sipas emrit kushtetues.

Pas kësaj, Greqia e akuzoi se ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, ndërsa më vonë tonet vazhdonin që të ashpërsoheshin duke i bërë të ditur se integrimi europian i Maqedonisë së Veriut do të varej nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese