
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kërcënuar sërish Maqedoninë e Veriut, duke pretenduar se do të pengojë anëtarësimin në BE, në rast se qeveria e re nuk tërhiqet. Sipas kryeministrit grek, marrëveshja e Prespës është e qartë dhe se Maqedonia e Veriut duhet ta respektojë atë.
“Fqinjët tanë veriorë duhet ta dinë se duhet të respektojnë plotësisht marrëveshjet, nëse nuk e bëjnë, rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur.
Dua t’i dërgoj edhe një herë një paralajmërim qeverisë së re që tani e tutje të ndryshojë linjën e saj, të respektojë dispozitën qendrore të Marrëveshjes së Prespës e të përdorë vetëm emrin Maqedoni e veriut brenda dhe jashtë vendit. Përndryshe, është e sigurt se do të shkaktojnë probleme jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në marrëdhëniet e Evropës me Maqedoninë e Veriut”, tha Mitsotakis.
Paralajmërimet e Greqisë vijnë pas gjesit të Presidentes së re, Gordana Silianovska Davkova, e cila gjatë betimit iu referua vendit me emrin e vjetër.