Hapësire reklamuese

Rajoni

Mister në Greqi, tre skenarët për zhdukjen e prezantuesit të BBC

Shkruar nga Newsbomb
Mister në Greqi, tre skenarët për zhdukjen e prezantuesit të
Prezantuesi i BBC

Prezantuesi i BBC, Michael Mosley është zhdukur gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit. Gjurmët e Michael Mosley humbën të mërkurën, ndërsa ai, siç raportojnë dëshmitarët, po kthehej në këmbë nga plazhi i Agios Nikolaos.

Misteri vazhdon dhe autoritetet janë vënë në alarm për gjetjen e gazetarit. Policia greke tha se Mosley la gruan e tij në plazh dhe u nis për një shëtitje në qendër të ishullit.

Tre skenarët për zhdukjen e Michael Mosley në Symi!

-Zhdukja e Michael Mosley në Symi është tema kryesore në shtypin britanik. Michael Mosley sipas mediave të huaja vuan nga diabeti dhe dyshohet se mund të jetë ndjerë keq për shkak të motit të nxehtë dhe të ketë rënë në det. Këto pretendime të mediave janë hedhur poshtë nga bashkëshortja e tij, e cila është mjeke dhe ka pohuar se partneri i saj nuk ka asnjë probkem shëndetësor.

-Një tjetër skenar i cili po hetohet nga efektivët është fakti se gazetari mund të jetë ndejrë keq pasi ka hyrë në det dhe është mbytur.

-Ndërkohë, skenari i tretë dhe më i keq është se Michael Mosley mund të jetë vrarë.

Greqia në këmbë për gjetjen e gazetarit të BBC!

Për të lokalizuar vendodhjen e prezantuesit britanik, në Symi është organizuar një operacion i madh. Madje, sipas asaj që mediat vendase raportojnë një dron është ngritur në zonat më të paaritshme. Një helikopter nga Athina po ndihmon për operacionin e gjetjes dhe në fokus të autoriteteve është zona e Pedit, ku gazetari u pa për herë të fundit nga një grua.

Duke folur për ERT, gruaja tha: “Në orën 14:20 largohem nga shtëpia dhe e shoh pranë koshave të plehrave duke folur me dikë, disi të vjetër”, ka përshkruar fillimisht ajo. “Djali tjetër pranë tij kishte veshur një këmishë shumë të hollë me kuadrate”, vazhdoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese