Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Mësuesi shqiptar që abuzoi me nxënësen, dënohet me 15 vjet burg dhe ndalohet përjetë të shkojë në shkollë

Shkruar nga Newsbomb
Mësuesi shqiptar që abuzoi me nxënësen, dënohet me 15
Mesuesi Valentin Selmanaj

Gjykata Themelore në Pejë ka dhënë dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësuesit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj nxënëses së tij, si dhe dënimin plotësues së ndalimit të profesionit si mësimdhënës për gjithë jetën.

Pamjet shqetësuese u publikuan me shpejtësi në media, teksa mësuesi shfaqej duke detyruar nxënësen e klasës së shtatë që të putheshin në buzë. Ngjarja ndodhi në Qershor 2023 në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit” dhe menjëherë Selmanaj u arrestua.

“I pandehuri V.S, është shpallë fajtor për vepër sulm seksual nga neni 229 par.7 lidhur me par.6, par.3 nënpar.3.10 dhe par.1 të KPRK-së si dhe vepër penale kanosja nga neni 181 par.4 lidhur me par.1 të KPRK-së, për të cilat vepra i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite e gjashtë (6) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, ka konfirmuar Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që dënimit me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 12 qershori 2023 e në vazhdim.

Ndaj mësuesit Valentin Selmanaj është njoftuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje të përjetshme. Kjo masë e dytë do të hyjë në fuqi pasi ai të ketë përfunduar 15 vite nga qëndrimi në burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese