Hapësire reklamuese


Rajoni

Mes liderëve botërorë, Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut

Shkruar nga Newsbomb
Mes liderëve botërorë, Osmani do të marrë pjesë
Vjosa Osmani-Papa Françesku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut. Osmani do të jetë mes liderëve botërorë, si Trump, Macron dhe Zelensky, të cilët deri më tani kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në ceremoninë mortore. 

Lajmi për Osmanin është konfirmuar nga këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina. Siç bën me dije, Presidentja do të udhëheqë delegacioni e Kosovës.

“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, deklaroi Kupina.

Vatikani ka njoftuar se varrimi i Papës do të bëhet ditën e shtunë, më 26 prill, në orën 09:00. Kardinalët u mblodhën mëngjesin e kësaj të martë ku dhe vendoset datën dhe orën se kur trupi i Papa Françeskut do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe kur do të bëhet funerali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese