Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka komentuar ndikimin e SHBA në Europë pas zgjedhjes së Trump si president. Sipas Melonit Evropa duhet të marrë përgjegjësinë e saj për të rritur konkurrencën dhe për të forcuar ekonominë e bllokut.
Ajo u shpreh: "Mos pyesni se çfarë mund të bëjë SHBA për ju, pyesni se çfarë duhet të bëjë Evropa për veten e saj. Evropa duhet të gjejë një ekuilibër. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë."
Një nga shqetësimet kryesore të liderëve evropianë mbetet kërcënimi i politikave të Trump për të vendosur tarifa të larta për produktet e BE-së dhe për t'i detyruar shtetet e Bashkimit Evropian të blejnë më shumë produkte nga SHBA. Ky mund të ketë pasoja serioze për ekonominë e bllokut, që është tashmë në një fazë të ngadaltë rritjeje.
Udhëheqësit kërkojnë veprime më të forta për të mbrojtur Evropën pas rizgjedhjes së Trump.