Hapësire reklamuese


Rajoni

Me hanxharë në duar, ky është shqiptari që quante veten “Profeti Muhamed”, plani si do të vriste mijëra njerëz në koncertin e Taylor Swift

Shkruar nga Newsbomb
Me hanxharë në duar, ky është shqiptari që quante veten
Fotomontazh

Të tjera detaje tronditëse janë bërë me dije nga autoritetet austriake lidhur me sulmet e planifikuara nga disa të rinj, me në krye një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se oficeri i lartë i Inteligjencës ka zbuluar se sa të avancuara ishin planet e sulmit të të rinjve islamikë.

Ai bëri me dije se situata ishte e rëndë dhe 19-vjeçari shqiptar, Beran A. së bashku me dy të miturit e tjerë kishin planifikuar gjithçka me detaje. Sipas tij fansat e Taylor Swift të cilët do të qëndronin para stadiumit Prater të Vjenës do të ishin shënjestra e tyre.

“Plani ishte të vrisnin njerëzit jashtë stadiumit. Në koncertet e Swift-it, tradicionalisht këtu mblidhen ata që nuk mund të merrnin bileta. Deri në 20,000 njerëz priteshin në secilën nga tre mbrëmjet e koncerteve në Vjenë”, tha oficeri i lartë i inteligjencës duke thënë më tej se i riu më pas dyshohet se do të vriste edhe veten.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Informativ Austriak, Omar Haijawi-Pirchner, gjatë një konferencë për shtyp tha se 19-vjeçari është rrëfyer para autoriteteve dhe ka pranuar se do të kryente sulmin me ndihmën e eksplozivëve dhe thikave.

Me hanxharë në duar, ky është shqiptari që quante veten
Në të djathtë në foto është i dyshuari kryesor, Beran A. Ai i vuri vetes pseudonimin "Mo" duke iu referuar profetit Muhamed

 (FOTO E MARRË KËTU)

“Ai ka bërë një rrëfim të plotë dhe ka deklaruar se kishte për qëllim të kryente një sulm me ndihmën e eksplozivëve dhe thikave”, tha drejtori i Shërbimit Informativ Austriak (DSN). Ndërkohë, një tjetër detaj i cili është zbardhur nga autoritetet është fakti se i riu shqiptar i kishte vendosur vetes pseudonimin “MO”, duke iu referuar profetit Muhamed.

Koncerti i Taylor Swift që do të mbahej për 3 ditë radhazi, në datat 8,9 dhe 10 gusht në Vjenë të Austrisë u anulua mbrëmje ne djeshme për shkak të paralajmërimeve për sulm terrorist. Lidhur me këtë autoritetet austriake kanë arrestuar tre të rinj, një 19-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë, nën akuzën e përgatitjes së këtij sulmi.

“Truri” i këtij sulmi deri më tani thuhet se është xhihadisti 19-vjeçar i cili rezulton të jetë shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Me hanxharë në duar, ky është shqiptari që quante veten
Koncertet e anuluara

Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë edhe arrestimi i tij. Familja e 19 vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, por janë me origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri.

Sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët.

Mediat austriake raportojnë gjithashtu se i riu punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë. Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e të riut dhe janë duke u ekzaminuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese