Hapësire reklamuese

Rajoni

Me flamurin e LGBTIQ+ mbi supe, Albin Kurti merr pjesë në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë

Shkruar nga Newsbomb
Me flamurin e LGBTIQ+ mbi supe, Albin Kurti merr pjesë në
Albin Kurti ne Paraden e Krenarise

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë këtë të shtunë në “Paradën e Krenarisë” që u mbajt në sheshin e Prishtinës.

I shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, Kurti u pa teksa mbante  flamurin e LGBTIQ+ mbi supe dhe udhëhiqte paradën.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë së Kosovës tha se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe se Republika e Kosovës nuk e përjashton asnjë njëri duke garantuar barazi për të gjithë.

“Nëse besojmë në të drejtat e njeriut atëherë duhet ti flakim tutje paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë  pikërisht barazia na mundëson bashkimin e pamundëson përjashtimin dhe e garanton gjithë përfshirjen andaj unë mora pjesë në këtë paradë sepse shteti ynë i pavarur është Republikë demokratike që nuk e përjashton asnjë njëri dhe garanton barazi për të gjithë dhe secilin”, tha Kurti.

Me flamurin e LGBTIQ+ mbi supe, Albin Kurti merr pjesë në
Kryeministri Albin Kurti

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese