Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Më duhen paratë për një operacion”, arrestohet shqiptari që mashtronte të moshuarit në Greqi dhe u mori 140 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb
“Më duhen paratë për një operacion”, arrestohet
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar një shumë të madhe parash.

“Protothema” shkruan se shqiptari është anëtar i një organizate kriminale që mashtronte të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.

48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku ka arritur t’u marrë 140 mijë euro.

Mashtruesi 48-vjeçar shqiptar i ka bindur të moshuarit se një familjari të tij i duheshin shumë para për një operacion pas një aksidenti. Pasi të moshuarit i kanë dhënë paratë dhe nuk i kanë marrë më kurrë, kanë bërë denoncim në Shqipëri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese