Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Me 76 vota pro, Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Me 76 vota pro, Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë
Afrim Gashi

Me 76 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN është zgjedhur kryetar i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut.

Afrim Gashi ishte propozuar për postin e kryetarit të Kuvendit nga koalicioni i partive shqiptare VLEN, ndërsa ka mbështetjen edhe të VMRO DPMNE-së, partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare.

Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi falënderoi të zgjedhurit e popullit për besimin e dhënë dhe tha se do të garantojë të drejtën e qëndrimit dhe fjalës personale si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për ata nga opozita.

Gashi deri të hënën ka qenë kryetar i partisë Alternative, kur dha dorëheqje pas nominimit të tij për kryetar të Kuvendit.

Sipas dispozitave në fuqi, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar partie, apo bartësi i funksioneve tjera në ndonjë subjekt politik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese