
Droga e sekuestruar
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafikim të lëndë narkotike. Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 41-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se gjatë një kontrolli në makinë shqiptarit i janë gjetur një sasi marijuane prej 500 gramësh, të organizuara në pako 100 gramësh.
Ndërkohë në kontrollin e kryer në banesën e 41-vjeçarit u gjetën 23.5 kilogram, duke e çuar kështu sasinë e drogës së gjetur në 24 kilogramë.
Po ashtu raportohet se shqiptari është një emër i njohur për autoritetet italiane, pasi edhe më herët ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale.
Sondazh
Poll