Hapësire reklamuese

Rajoni

Mbyllja e 6 njësive Bankare në veri të Kosovës, reagon ashpër Serbia: Akt barbar që kërcënon mbijetesën e popullit serb

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllja e 6 njësive Bankare në veri të Kosovës, reagon
Foto nga aksioni policor në veri të Kosovës

Aksioni policor i zhvilluar ditën e sotme në veri të Kosovës, ku u mbyllën 6 njësi Bankare serbe, të cilat pretendohej se kryenin veprimtari të paligjshme, është pasuar me reagimin e ashpër të zyrtarëve të lartë në Beograd.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, e cilësoi aksionin si “akt barbar që drejtpërdrejt kërcënon mbijetesën e popullit serb” në Kosovë. Sipas tij, Banka Postare Kursimore nuk është pengesë për asnjë grup në Kosovë dhe se minoriteti serb në këtë vend është i vetmi komunitet në Evropë që nuk mund të operojë normalisht, përsa i përket pagesave apo pensioneve të tyre.

Në njoftimin e publikuar bëhet me dije se pyetjet nuk i drejtohen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por ndërkombëtarëve, për aksionet e padrejta të ndërmarra ditën e sotme ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Kujt dhe pse po iu pengon Banka Postare Kursimore? Për shkak të çekut. Serbët në Kosovë janë komuniteti i vetëm në Evropë që nuk mund të operojnë normalisht. A kanë të drejtë ata që të kenë paga dhe pensione? Apo asgjë nuk iu lejohet”,- është shprehur Vuçeviç, sipas njoftimit të Qeverisë serbe.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç e cilësoi aksionin e policisë së Kosovës në veri si një terror ndaj popullit serb të urdhëruar nga kryeministri, Albin Kurti, ndërsa shton se veprimi i tyre do të çojë në lindjen e konflikteve të reja në Ballkan me pasoja të pallogaritshme për rajonin.

Kryeministri Albin Kurti vazhdon me terror ndaj popullit serb në veri të Kosovës, duke kryer bastisje në degët e Bankës Postare Kursimore. Kjo do të çojë në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme”,- tha ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Për këtë aksion të policisë së Kosovës në veri ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe. Sipas saj, punonjësit e institucioneve financiare serbe janë keqtrajtuar nga forcat policore të Kosovës gjatë bastisjes së zyrave, ndërsa shtojnë se e gjitha kjo ndodhi në sytë e pjesëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it. Zyra u bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të ndalojnë qëllimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe të mbrojnë paqen dhe popullin serb në Kosovë.

Është shqetësues fakti që pjesëtarët e EULEX-it dhe KFOR-it ishin vëzhgues të heshtur të aksionit të sotëm të paligjshëm dhe të dhunshëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që urgjentisht të ndalojnë Kurtin dhe të mbrojnë paqen dhe popullin serb në Kosovë”,- thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Më herët raportuam, se policia e Kosovës njoftoi se aksioni në veri të Kosovës u zhvillua pas informacioneve se në këto institucione financiare kryheshin veprimtari ilegale.

Në njoftimin e policisë, thuhet se Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizimin e prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës

Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky institucion nuk raportoi për ndonjë incident gjatë aksionit, në të cilin u panë edhe pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe ata të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë duke marrë pjesë në aksionin në veri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese