Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe ato parlamentare.
Votimi nisi në orën 07:00 dhe kutitë e votimit u mbyllën në orën 19:00 kuqytetarët e RMV patën mundësi të votojnë, ndërsa pas orës 19:00 po votojnë personat të cilët ndodheshin në godinën ku po votohej në atë momente.
Të drejtën e votës në zgjedhjet për kryetar kanë pasur 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore dhe 1.815.350 në zgjedhjet parlamentare të cilët duhet të votonin mes dy kandidatëve për presidentë Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët fituan më shumë vota në rrethin e parë më 24 prill. Sipas të dhënave paraprake nga KSHZ, pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ka qenë për zgjedhjet presidenciale 46.34 %, teksa në ato parlamentare, 53.43 %.
Pak minuta pas përfundimit të zgjedhjeve, doli në deklaratë nënkryetari i Bashkimit Demkratik për Integrim, Arbër Ademi ku falenderoi qytetarët që votuan për Frontin Europian. Ademi tha se presin fitove madhështore të Frontit Europian, pasi populli me votat e tyre njëzëri i thanë Po Europës dhe Jo Rusisë.