
Kosova ka njoftuar mëngjesin e ditës së sotme mbylljen e disa institucioneve shtetërore paralele serbe, që ushtronin funskionin e tyre në dhjetëra krahina të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla, i cili në një aksion të përbashkët me Policinë e Shtetit, Minitrinë e Industrisë dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë pushuar aktivitetin e komunave paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.
“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.
Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenoje Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, është shprehur Xhelal Zveçla në një video të postuar në facebook së bashku me kreun e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.