Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, çfarë pritet që të ndodh

Shkruar nga Newsbomb

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e mbledhjes në Këshillin e Sigurimit në New York, ku OKB-ja do të shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmjuor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Në një raport të publikuar në web-faqen e OKB-së, i cili pritet që të shqyrtohet në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet ende pa një progres të dukshëm.

Osmani dhe Vuçiç do të ballafaqohen në këtë seancë, ndërsa sipas njoftimit të presidencës së Kosovës, përfaqësuesja Vjosa Osmani pritet që të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Ndërsa ka shtuar se do të flasë edhe për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Nga ana tjetër, mediat serbe raportojnë se Vuçiç në SHBA do të zhvillojë një sërë konsultimesh me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, për të shpjeguar qëndrimin e Serbisë në lidhje me rezolutën e shpallur për gjenocidin në Srebrenicë.

Gjatë kësaj seance, shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, ka shprehur pakënaqësinë e saj për mungesën e progresit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit, drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Në prezantimin e rapoprtit për Kosovën të mbajtur gjatë periudhës 19 shtator 2023- 15 mars 2024, Ziadeh është shprehur se gjatë kësaj kohe kemi pasur thyerje të marrëveshjeve si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga Serbia. Duke përmendur sulmin e grupit serb ndaj ushtrisë së Kosovës si dhe nga ana tjetër vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, për të përdorur euron si valutën e vetme zyrtare në territor, përjashton komunitetin serb duke ju pamundësuar atyre përdorimin e dinarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese