Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Masakrohet me thikë shqiptari në Greqi, autorët e lënë në mes të rrugës dhe largohen

Shkruar nga Newsbomb
Masakrohet me thikë shqiptari në Greqi, autorët e lënë
Foto ilistruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi mesditën e kësaj të marte. Sipas mediave greke mësohet se një shqiptar, rreth 50-vjeç, është gjetur i plagosur në kryeqëzimin e rrugëve Boreadon dhe Moussa në Varkizë.

Ky shtetas është plagosur tre herë me thikë në bark nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë në mes të kryqëzimit.

50-vjeçari u dërgua në spital ku fatmirësisht është jashtë rrezikur për jetën. Sipas informacioneve të deritanishme, katër persona, dy me makinë dhe dy të tjerë me motor, i kanë zënë pritë 50-vjeçarit dhe e kanë sulmuar.

Pasi e kanë goditur, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia greke ka mundur t'i identifikojë dhe i ka shpallur në kërkim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese