Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Marrëdhëniet e tensionuara me Shkupin, Mitsotakis: Dy liderët e rinj refuzojnë të përdorin emrin kushtetues, BE të ndërhyjë për zgjidhje

Shkruar nga Newsbomb
Marrëdhëniet e tensionuara me Shkupin, Mitsotakis: Dy liderët e
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga Bashkimi Europian për të zgjidhur mosmarrëveshjet e fundit me Shkupin.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të BE-së të zhvilluar ditën e djeshme, Mitsotakis ka rrëfyer para liderëve europianë situatën e tensionuar në të cilën ndodhen marrëdhëniet diplomatike midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të iniciuar nga veprimet e dy liderëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 8 majit.

Sipas liderit të shtetit helen, Presidentja, Gordana Siljanovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski refuzojnë që të përdorin emrin kushtetues të vendit duke e quajtur atë “Maqedoni” dhe jo nisur nga ajo që u është diktuar nga marrëveshja e Prespës e nënshkruar  në qershor të vitit 2018.

E bëra të qartë se nëse Shkupi insiston në këtë linjë në thelb, do ta bëjë të vështirë, nëse jo praktik, anulimin e çdo procesi të afrimit të menjëhershëm me familjen europiane.

Ndaj mendoj se të gjithë duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe të kuptojnë se respektimi i legjislacionit evropian kalon padyshim përmes respektimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga të dyja palët”,- është shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Qeveria e re maqedonase i ka hedhur poshtë akuzat e tij, e këmbëngul se po vazhdon respektimi i të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrit kuishtetues “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese