
Një shqiptar është ekzekutuar me thikë në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Venecia, në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera.
Shqiptari i identifikuar si Van Koxha, 40-vjeç është qëlluar disa herë me thikë. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra 40-vjeçari ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Sakaq, mësohet se autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçin dhe sapo e panë filluan që ta qëllojnë. Në momentin e ngjarjes Koxha ishte në shoqërinë e të vëllait, i cili mbeti i plagosur lehtë.
Sipas hetuesve, ngjarja dyshohet se është për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase dhe viktimës.