Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Maqedonia e Veriut krijon shtabin e emergjencës për të evakuar banorët maqedonas nga Izraeli

Shkruar nga Newsbomb
Maqedonia e Veriut krijon shtabin e emergjencës për të evakuar
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministria e punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut ka krijuar një shtab emergjence, i cili do të jetë përgjegjës për evakuimin e qytetarëve maqedonas nga shteti Izraelit. Sipas ministrit të jashtëm, Bujar Osmani, ky vendim vjen pas sulmeve iraniane me dronë luftarakë në drejtim të Izraelit, ndërsa deklaroi se evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të varet nga puna e aeroportit në Tel Aviv, i cili u rihap këtë mëngjes.

Osmani shtoi se rruga e dytë e mundshme për evakuim është përmes Jordanisë, ndërkohë që bëri të ditur se në Izrael janë 40 deri në 50 qytetarë maqedonas, mes të cilëve edhe familjarët e personelit diplomatik në Tel Aviv. Ministri ju drejtua edhe me një thirrje qytetarëve që ndodhen në Izrael, ku u kërkoi që të mbanin komunikim të vazhdueshëm me ambasadën e Maqedonisë së Veriut në këtë vend.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Izrael që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Tel Aviv, ndërsa në dispozicion janë edhe telefonat e shërbimit të MPJ-së në Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.

Ministri i Jashtëm, Osmani tha se Maqedonia e Veriut i dënon këto sulme hakmarrëse që janë ndërmarrë dhe të gjitha sulmet e tjera që paralajmërohen që të zhvillohen në të ardhmen e afërt.

“Për fat të keq, paralajmërimet për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme janë bërë të vërteta. Çdo dhunë është e dënueshme, qoftë nga Izraeli, Irani apo Hamasi. Ne i dënojmë të gjitha veprimet, siç i dënuam të mëparshmet, dhe siç do t’i dënojmë sulmet e radhës hakmarrëse që janë paralajmëruar”, u shpreh ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Gjithashtu, ai kërkoi nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski që të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për shkak të rrezikut nga përshkallëzimi, dhe aktivizimin e rrugës ballkanike të migrimit.

Ndonëse në komunikatën e presidencës është cilësuar si i panevojshëm që të mblidhet Këshilli i Sigurimit.

“Presidenti Stevo Pendarovski është në komunikim me partnerët tanë në NATO. Situata po monitorohet me kujdes dhe aktualisht vlerësohet se nuk ka kërcënim për sigurinë e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e presidencës së Maqedonisë së Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese