Hapësire reklamuese


Rajoni

Makina përplaset me autobusin në Greqi, humbin jetën 4 persona

Shkruar nga Newsbomb
Makina përplaset me autobusin në Greqi, humbin jetën 4 persona
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi, në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala, kur një autobus është përplasur me një makinë.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Aksidenti është shkaktuar pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me autobusin.

Makina është bërë copa dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe pasagjerët. Në vendin e aksidentit janë gjetur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëse si dhe autoambulanca të EKAV-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese