Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Madhëdhëniet me Shqipërinë sa nuk prekën fundin”, Haradinaj “nuk kursen” Kurtin: Veprimet e tij, në përputhje me anxhendën e Rusisë dhe Serbisë

Shkruar nga Newsbomb
“Madhëdhëniet me Shqipërinë sa nuk prekën
Ramush Haradianj

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mabajtur fjalën e tij në Kuvendin e përbashkët midis dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Haradinaj nuk i është kursyer numrit një të Kosovës, Kurtit teksa e ka fajësuar për marrëdhiet e dobëta që Shqipëria dhe Kosova kanë patur gjatë 4 viteve të fundit.

Ndër të tjera ai ka thënë se Albin Kurti po i shërben Serbisë dhe Rusisë me veprimet e tij, të cilat kanë sjellë nga varg dështimesh për qeverinë e Kosovës.

Kryeministri ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun”, tha Ramush Haradinaj.

Ish kryeministri gjithashtu i bëri thirrje Shqipërisë për të ndihmuar Kosovës drej rrugëtimit në Bashkimin Europian përmesnjë plani aksional anëtarësimi.

Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve. Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore, kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit”, ishte fjala e ish-kryeministrit Haradinaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese