Hapësire reklamuese

Rajoni

Macron telefonon Kurtin, kërkon zbatim të Asociacionit në kontekstin e anëtarësimit në KiE

Shkruar nga Newsbomb

Macron telefonon Kurtin, kërkon zbatim të Asociacionit në

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka kërkuar zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi sipas tij kjo do i shërbejë integrimit të Kosovës në rrugën europiane.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka treguar për bisedën telefonike midis krerëve të shteteve, teksa ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në komunikatën zyrtare të Presidencës, thuhet se Macron e ka mirëpritur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, si dhe përparimet e dukshme që Kosova ka bërë në këtë drejtim.

Në mbledhjen e së martës së shkuar të zhvilluar në Strasburg, me një shumicë dërrmuese të votave, deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE miratuan raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës. Për këtë çështje, pritet që vendimin përfundimtar ta japë organi vendimmarrës i KiE, ndërsa cilësohet si vendimtare nga ndërkombëtarët, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese