
Një lojë në rrjetin social Tik Tok e titulluar “sfidë apo e vërtetë” po rriskon jetën e disa të rinjve në Kosovë. Duke u nisur nga përmbajtja e lojës, përdoruesve u kërkohet që të realizojnë sfida që arrijnë deri në lëndimin e trupit me qëllim për të nxjerrë dhimbjen e brendshme të tyre.
Sipas raportimit të mediave kosovare, të influencuar nga rrjeti Tik Tok me dhjetëra fëmijë të shkollave fillore kanë lënduar veten e tyre për të realizuar sfidën e kërkuar.
Në komunën e Fushë Kosovës dy shkolla kanë raportuar rastë të vetëlëndimit të nxënësve të tyre. Gjithashtu edhe një shkollë në Komunën e Lipjanit ka deklaruar për raste të tilla, ku tre nxënës të msohës 14-vjeçare në shkollën “17 Shkurti” në Gllogovc kanë marrë pjesë në këtë lojë dhe për pasojë kanë lënduar veten e tyre me mprehësen e lapsave.
Me të marrë informacionin, drejtoria e kësaj shkolle ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët kanë inicuar rastin për hetime të mëtejshme.
Drejtori Rasim Hasani, thotë se rastet janë trajtuar, teksa u kërkohet të gjithë drejtorëve të shkollave të kësaj komune që të tregojnë kujdes për të parandaluar përsëritjen e tij me fëmijë të tjerë.
Rastet në Lipjan nuk janë të vetmet, 17 vetëlëndime të nxënësve janë regjistruar edhe në Fushë Kosovë, në shkollën Mihail Grameno dhe shkollën Daut Bogujevci.
Sipas informacioneve deri më tani, “loja” bëhet për të nxjerrë dhimbjen nga vetja, me gërvishtje të pjesës së krahut. Nxënësit po influencohen nga një video që qarkullon në Tik Tok dhe po sfidojnë njëri tjetrin. Policia e Kosovës thotë se është duke i trajtuar të gjitha informacionet me institucionet përkatëse.