Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Lista serbe me akuza ndaj Albin Kurtit pas mbylljes së subjektit politik: I keni keqtrajtuar njerëzit tanë

Shkruar nga Newsbomb
Lista serbe me akuza ndaj Albin Kurtit pas mbylljes së subjektit politik: I
Albin Kurti dhe Lista Serbe



Një objekt i strukturave paralele serbe në veri të vendit është mbyllur nga policia e Kosovës, e cila shërbente si zyrë tatimore, degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Lista Serbe akuzon se ky veprim është bërë nga kryeministri Kurti një muaj larg zgjedhjeve për qëllime elektorale.

Në deklaratën e këtij subjekti politik, thuhet: “Duke mbyllur ilegalisht dhe dhunshëm Administratën Tatimore në Mitrovicën e Kosovës dhe duke hedhur në rrugë 80 punëtorë serbë, Albin Kurti po vijon fushatën e tij zgjedhore, të cilën e zhvillon mbi shpinen e popullit serb, sepse nuk ka çfarë t’u ofrojë votuesve të tij”.
Ndër të tjera, kjo forcë politike shton se gjatë mbylljes së këtij objekti ka pasur keqtrajtime të serbëve të Kosovës të cilët kanë kaluar jetën duke punuar për këtë institucion.

Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe zv.drejtori i policisë së rajonit të veriut, Veton Elshani, ku thekson se punonjësit janë larguar në mënyrë paqësore dhe nuk ka pasur asnjë arrestim gjatë aksionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese