Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Lirohet nga Serbia ish ushtari i UÇK-së, gazetari jep detajet: Proceset u zvarritën…

Shkruar nga Newsbomb
Lirohet nga Serbia ish ushtari i UÇK-së, gazetari jep detajet:
Hasan Dakaj pritet nga familjaret pas rikthimit ne atdhe

Këtë të premte në Kosovë ka mbërritur ish- ushtari i UÇK- së, Hasan Dakaj, i arrestuar në Serbi. Ai ishte arrestuar në datën 05 janar 2024 në pikëkalimin kufitar Merdarë që lidh Kosovën me Serbinë.

I ftuar në Euroneës  Albania, gazetari nga Kosova, Urall Boshnjaku dha më tepër detaje lidhur me këtë ngjarje.

Si zakonisht Serbia di ti zvarrisë këto proceset ku janë përfshirë ish-ushtarët e UÇK-së të cilët kanë qenë pjesë aktive e luftës në Kosovë, të cilët për llogari të Serbisë konsiderohen si terroristë të cilët kanë kryer krime lufte mbi popullatën serbe në Kosovë, pavarësisht se UÇK ka qenë duke luftuar në tokat e saj dhe dihet botërisht se nuk kanë kryer krime mbi civilet.

Dakaj i cili u arrestua më 5 janar të vitit të kaluar u lirua ditën e djeshme e menjëherë u prit menjëherë nga familjarët. Rasti i Dakaj nuk është rasti i vetëm që Serbia ka arrestuar ushtarë të UÇK-së. Rreth dy muaj më parë është liruar nga paraburgimi dhe një nga ushtarët i cili ishte arrestuar më 15 tetor të vitit të kaluar, Sadik Duraku. Këta të dy nuk janë të vetmit, pasi edhe Nezir Mehmetaj ka marr një dënim prej 6 vitesh dënim nga gjykatat e Serbisë, por prap këta nuk janë të vetmit”,-tha gazetari Boshnjaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese