Hapësire reklamuese

Rajoni

Liderët e Maqedonisë së Veriut refuzojnë të përdorin emrin kushtetues, pas Siljanovskës edhe kryeministri i ri e quan “Maqedoni”

Shkruar nga Newsbomb
Liderët e Maqedonisë së Veriut refuzojnë të
Presidentja e re Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska dhe Kryeministri i ri, Hristijan Mickoski

Liderët rinj të Maqedonisë së Veriut, të dalë nga zgjedhjet e 8 majit, duket se kanë vendosur që të mos i përmbahen emrit kushtetutes të vendit, të ndryshuar sipas Marrëveshjes së Prespës.

Pas Presidentes, Gordana Siljanovska, e cila gjatë ceremonisë së betimit i’u referua vendit si “Maqedoni”, në bazë të emërtimit të vjetër dhe jo Maqedoni e Veriut, duket se po ndiqet edhe nga kryeministri i ri, Hristijan Mickoski.

Gjatë një takimi zyrtar me ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i drejtohet vendit të tij si Maqedoni. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook ai bën me dije fokusin e bisedimeve, ndërsa gjatë gjithë kohës ai përdor emrin “Maqedoni” dhe jo atë kushtetues.

Unë falenderoj, z.Pamer për mbështetjen që Maqedonia ka marrë nga Austria në rrugën e saj drejt integrimit europian. Marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis Maqedonisë dhe Austrisë do të promovohen dhe do të zhvillohen në të ardhmen e afërt”, shkruan kryeministri Hristijan Mickoski.

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave vendase, edhe në përditësimin e faqes zyrtare të Presidencës, pasi Presidente e re e shtetit është Gordana Silianovska-Davkova nuk shkruhet emri i plotë i institucionit “Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut”,

Gjatë betimit të saj në datën 12 maj, Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, nuk e quajti vendin “Maqedoni”, pavarësisht se në tekstin e betimit, që ishte diktuar nga kryeparlamentari i Parlamenti në largim, Jovan Mitreski, duke e thirrur Silianovskën që ta përsërisë atë, “Maqedonia e Veriut”. Në fakt, në llogarinë e saj personale në X, Silianovska insiston që ta quajë veten “presidente e Maqedonisë”, pa përcaktimin gjeografik që parashikon marrëveshja e Prespës.

Ky veprim i saj u shoqërua me largimin e ambasadores greke Sofia Filippidou, e cila ishte e ftuar në ceremoninë e betimit të presidentes së re. Sipas ambasadores, akti i presidentes Siljanovska shkel Marrëveshjen e Prespës. Largimi i ambasadores u pasua me tone të ashpra edhe nga Athina Zyrtare, të cilët i evidentuan faktin se Maqedonia e Veriut nuk mund të bëhet pjesë e integrimit europian nëse nuk zbaton marrëveshjet e nënshkruara më herët me Greqinë.

Ndërkohë, që veprimi i presidente së re të Maqedonisë së Veriut u shoqërua me kritika edhe në arenën ndërkombëtare, ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila tha se integrimi i Maqedonisë varet nga repsektimi i marrëveshjeve të nënshkruara më herët nga shtetet.

Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është me rëndësi të madhe që vendi të vazhdojë kursin e tij reformues dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”,- ​​shkruan Von der Leyen në një postim në platformën X.

Gjithashtu edhe Bashkimi Europian i tërhoqi vërejtje, Siljanovskës duke e cilësuar veprimin e saj si të pamenduar, ndërsa risjell në vëmendje rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese