Hapësire reklamuese


Rajoni

Lajçak: BE ka hapur një dritare për anëtarësimet e reja, por nuk do të jetë për shumë kohë

Shkruar nga Newsbomb
Lajçak: BE ka hapur një dritare për anëtarësimet e
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se është hapur një dritare e re rreth anëtarësimit të shteteve të reja në Bashkimin Europian, por ajo nuk do të qëndrojë e hapur për shumë kohë.

I pranishëm në Forumin e Dubrovnikut, Lajçak shprehet se edhe pse kjo mundësi ndonëse ka ardhur me vonesë, 50 vite më pas ajo sot është përballë jush dhe BE-ja është serioze sa i përket anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Union.

Sipas tij, BE-ja po ndërmerr hapa konkretë në lidhje më këtë çështje dhe se një ndër këto është Plani i Rritjes dhe ai i reformave për secilin partner të Ballkanit.

Është një momentum i ri, që erdhi vonë, ndoshta 50 vjet me vonesë, por është këtu. BE-ja është serioze sa i përket anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja po merr hapa konkretë, Plani i Rritjes është një nga ta, narrativa zyrtare për anëtarësim gradual është tjetër, plani i reformave për secilin partner në Ballkan Perëndimor",- shprehet ai.

Gjithashtu, emisari i BE-së shton se dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë, dhe se vendet aspiruese të Ballkanit Përëndimorë duhet të lëvizin që t;a shfrytëzojnë këtë mundësi përpara se të jetë tepër vonë.

"BE-ja po bëhet gati për të pranuar anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, që nuk ka qenë ky rasti pesë vite më parë. Por kjo dritare e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë.

Kemi motivim më të madh për partnerët tonë tani sesa kemi pasur më herët që ta shfrytëzojnë këtë dritare. Perspektiva e qartë evropiane është prej levave që BE-ja ka. Nuk ishte këtu, por është këtu tani”,- është shprehur Lajçak.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese