Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 17-të në përpjekje për konstituim

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 17-të në
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00 për herë të 17-të, në përpjekje për t’u konstituuar, pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Gjashtëmbëdhjetë seancat e mëparshme nuk kanë arritur të prodhojnë rezultat sa i përket zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar disa herë në përpjekjet për të formuar një komision për votimin e fshehtë të kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pasi ajo nuk ka arritur të zgjidhet në gjashtë raunde votimi të hapur.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar javën e kaluar në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit që po kërkon LVV-ja në Kuvend.

Edhe një takim i zhvilluar këtë javë ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarëve të partive për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale politike ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese