Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 17-të në konstituimin, ja kur mbahet seanca e radhës

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 17-të
Kuvendi i Kosovës

Seanca e 17-të e kontituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish edhe ditën e sotme.

Në hapje të seancës, kryesuesi Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultime me përfaqësuesit e partive politike.

Pas mbylljes së seancës, Kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancës të mos mbahen çdo 48 orë, siç e parashikon rregullorja e Kuvendit, por vetëm një herë në javë.

Në seancë ishin të pranishëm 99 nga gjithsej 120 deputetë, por edhe kësaj radhe skenari ishte i njëjtë si në përpjekjet e mëparshme.

Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë nga një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.

Edhe këtë herë, PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan ta propozonin një përfaqësues.

Kjo ka bërë që Dehari ta ndërpresë seancën, dhe tha se do të vazhdojë më 19 maj, në 10:30.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese