Enrico Barduani është Gjeneralmajori i ri i cili ka marrë zyrtarisht detyrën e kreut të Forcave të Kosovës (KFOR).
Sot është mbajtur ceremonia zyrtare e pranim – dorëzimit të komandës në kampin “Film City” në Prishtinë. Detyra i është dorëzuar nga Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutas, i cili e ka mbajtur këtë detyrë prej një viti.
Por kush është gjeneralmajori italian Enrico Barduani.
Barduani është diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Torinos, si dhe për Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike në Universitetin e Triestes.
Në karrierën e tij ushtarake i numërohen disa poste të rëndësishme dhe shërbime ushtarake nga Iraku në Afganistan.
Në vitin 2001 ai ka shërbyer si Zëvendës Shef i Shërbimit Informativ Ushtarak Italian nën operacionin "Joint Guardian" të NATO-s.
Në 2004, ai shërbeu në Sektorin J3 në Irak, ndërsa në viitn 2009 ka mbajtur postin Komandant për njësinë RECCE për Forcat e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL). Në vitet 2019 – 2020 ai komandoi "Komandën e Ndihmës së Këshillimit të Trenit – Perëndim” të NATO-s në Afganistan si pjesë e forcave ndërkombëtare të sigurisë ISAF.
Ndërkohë, Barduani në vitin 2015 ka shërbyer si shef i shtabit në Komandën e KFOR-it në Prishtinë deri në vitin 2016.
Në vitin 2013 emërohet komandant i Regjimentit të Tretë Ajror të Kalorësisë “Savoia” të Brigadës së Parashutës “Folgore”, nga ku mori dhe dekoratën e parë “Udhëri i Shën Savës”, i dhënë nga Sinodi i Shenjë i Kishës Ortodokse Serbe.
Enrico Barduani është vlerësuar gjithashtu me “Kalorësi i Urdhrit Ushtarak” të Italisë, Urdhri i Meritës i Italisë, “Legjioni i Meritës” i Ushtrisë Amerikane, si dhe është dekoruar edhe në Slloveni dhe Rumani.
Vitet e fundit gjeneralmajori ka shërbyer si Zëvëndës Shef Shtabi në Ministrinë e Mbrojtjes në Itali si dhe Drejtor për Politikat e Mbrojtjes nga fundi i vitit 2023.
Gjeneralmajori Barduani është komandanti i 14 në rradhët e KFOR të ardhur nga Italia.