Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti vizitë në Turqi, shkon në kompaninë që prodhon dron “Bayraktar”

Shkruar nga Newsbomb
Kurti vizitë në Turqi, shkon në kompaninë që prodhon
Foto nga vizita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi. Gjatë takimeve zyrtare, Kurti ka qenë edhe në kompaninë ku prodhohen dronët “Bayraktar”.

Kurti ka ndarë një foto nga takimi, teksa shkruan se është takuar me vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk.

Kjo kompani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e Kosovës.

“Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë.

Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”, shkruan Kurti në postimin e tij.

Kurti vizitë në Turqi, shkon në kompaninë që prodhon
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese