Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, Çitaku: Të biesh në grackë s’është e turpshme, skandaloze ishte përmbajtja

Shkruar nga Newsbomb
Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, Çitaku:
Vlora Çitaku/ Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti duket se ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.

Dy komedianët rusë i janë prezantuar Kurtit duke iu paraqitur si presidenti i Letonisë, Edgar Rinkevics, duke folur për zgjedhjet në Kosovë, për dialogun me Serbinë, emisarin amerikan, Richard Grenell, e çështje të tjera.

Ky skandal ka shkaktuar reagime të shumta nga politikënët në Kosovë si dhe debate në rrjet.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në një reagim tha se të biesh në grackë nuk është e turpshme sepse për këtë do të duhej të kujdesej kabineti i tij, por skandaloze e konsideroi përmbajtjen e asaj bisede.

E dëgjova bisedën ku Kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme, për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij. Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset, madje edhe administratën e re amerikane”.

Ajo thotë se e gjithë biseda “nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme”.

“Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne. Mjerim”, ka shkruar ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese