Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti në takim me Erdogan: Fokusi i diskutimeve, fuqizimi i marrëdhënieve midis vendeve

Shkruar nga Newsbomb
Kurti në takim me Erdogan: Fokusi i diskutimeve, fuqizimi i
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me Presidentin e Turqisë, Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku është pritur nga Presidenti, Rexhep Taip Erdogan në pallatin e tij në Ankara.

Sipas raportimit të mediave turke, Kurti ka zhviluar një takim me dyer të mbyllura me Erdogan, i cili ka zgjatur për 1 orë e 50 minuta.

Fokusi i diskutimeve ka qenë siguria në Kosovë, tensionet në veri, provokimet e Serbisë si dhe gjendja e përgjithshme e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, është folur edhe për thellimin e marrëdhënieve në bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Ankarasë në fusha si diplomacia e jashtme dhe ekonomia.

Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, do të takohen dhe me ministrin e Punëve të Jashtme te Turqisë, Hakan Fidan.

Më vonë, Kurti do të udhëtojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese