Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Rajoni

Kurti kërkesë SHBA: Ushtroni trysni ndaj Serbisë për dorëzimin e Radoiçiçit

Shkruar nga Newsbomb
Kurti kërkesë SHBA: Ushtroni trysni ndaj Serbisë për
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me senatorin amerikan, Chris Murphy

Kryemintri Albin Kurti i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë për dorëzimin e autorit të sulmit në Banjskë të Kosovës, vitin e shkuar Milan Radoiçiçit.

Në takimin e zhvilluar me senatorin Chris Murphy, të pranishëm në Konventën Ndërkombëtare Demokratike, Kurti kërkon që përgjegjësit për vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kurti kërkoi që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje gjatë takimit thuhet se u diskutua edhe rreth zhvillimeve në vend, situatën e sigurisë në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe momentin e rëndësishëm në politikën amerikane në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme të 5 nëntorit.

Duke theksuar marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti shprehu interesimin e tij për rritjen e bashkëpunimit e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik me aleatët e partnerët tanë amerikanë”,- thuhet në njoftim.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

Ai shtoi se për t’u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes.

“Kurti nënvizoi se Serbia duhet të tërheqë letrën e dërguar drejt Bashkimit Evropian nga ana e ish-kryeministres Brnabiq dhjetorin e vitit të kaluar, përmes së cilës shprehet refuzimi dhe tërheqja nga marrëveshja nga ana e Serbisë.

Serbia duhet të kthehet te marrëveshja dhe ta respektojë atë në mënyrë që e njëjta të zbatohet.  Nuk ka zbatim të marrëveshjes sepse para së gjithash nuk po ka respektim të saj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kryeministri Kurti e falënderoi senatorin Murphy për takimin dhe bisedën, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj Kosovës”,- thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese