Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti i përgjigjet kritikave të Grenell: Marrëdhëniet me SHBA-në, më të forta se kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti i përgjigjet kritikave të Grenell: Marrëdhëniet me
Albin Kurti, Richard Grenell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas kritikave të fundit nga emisari amerikan Richard Grenell, i cili e ka cilësuar atë si një partner të pabesueshëm për Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një interviste për “Istogu Channel”, Kurti theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë në nivelin më të lartë historik, jo vetëm në aspektin diplomatik, por edhe në siguri dhe energjetikë.

“Ti e din shumë mirë, unë tan jetën kam qenë aktivist, po jo analist. Ata që bëjnë analiza janë nëpër studio televizive, që thonë a e pe qysh e kqyri… Kurrë ma mirë s’i kemi pasë. Po blejmë edhe helikoptera Black Haëk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time. Kurrë ma mirë nuk u kanë. A ka naj herë kritika e vërejtje, po, po na duhet me ecë përpara”, deklaroi Kurti.

Reagimi i Kurtit vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, pas një postimi të Grenell në rrjetin social “X”. Emisari amerikan e akuzoi qeverinë Kurti për mungesë besueshmërie gjatë administratave të Trump dhe Biden, duke shtuar se "kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, për shkak të qeverisjes së Kurtit."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese