Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do zhvillojnë sot takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Këto takime do të zhvillohen në Bruksel, por nuk do të jenë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kallas është shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe së bashku me pjesën tjetër të komisionarëve të Këshillit Europian nisën mandatin më 1 dhjetor. Gjithashtu ajo tani pasi ka marrë mandatin duhet të vendos se si do të vazhdohet me procesin e dialogut mes vendeve fqinjë, Kosovë dhe Serbi teksa tesionet mes tyre janë të larta.
Kurti dhe Vuçiç në Bruksel do të zhvillojnë edhe takime të tjera me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Dhe pas takimeve zyrtare ata do të marrin pjesë në një darkë joformale që do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.